INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos mendoni pozitivisht, ju shtyn të dështoni! Ja zgjidhja me 7 hapa

Mos mendoni pozitivisht, ju shtyn të dështoni! Ja zgjidhja me 7 hapa

Publikuar më: 15:23 13-02-2017

Sa herë ju kanë thënë që “thjesht ju duhet të mendoni pozitivisht” kur jeni përballur me humbje të punës, ndonjë sëmundje ose krizë familjare? E gjitha kjo paska qenë e gabuar!

Profesori i Psikologjisë Svend Brinkmann beson se mendimet pozitive na bëjnë të mjerueshëm sepse na plastifikojnë në atë mënyrë që ne të dështojmë. Në vend të tyre, ai sugjeron që të përqafojmë gjërat negative dhe të kthehemi nga stoicizmi. Stoicizmi është filozofia helene e cila sugjeron se praktika e virtyteve është e nevojshme dhe e mjaftueshme për të arritur lumturinë. Brinkmann shton gjithashtu se se stoikët duhet të na frymëzojnë me mënyra të reja për të jetuar nëpërmjet shtatë hapave që ata sugjerojnë:

1. Dilni nga vetja juaj duke provuar dhe gjëra që s’ju pëlqejnë për t’u përgatitur për gjithçka që sjell jeta

2. Përqëndrohuni në aspektet negative të jetës që t’i zgjidhni ato

3. Thoni më shpesh JO për gjërat që nuk ju pëlqejnë

4. Maskojini ndjenjat tuaja, mos bini pre e momentit

5. Të gjithë ata që duan t’ju mësojnë si të përballoni jetën apo si të silleni në situata të caktuara...largojini!

6. Lexoni një novelë pasi reflektojnë perspektiva të ndryshme dhe ju ndihmojnë të pranoni diversitetin

7. Reflektoni mbi të kaluarën që të nxirrni mësime nga ajo

Article Logic
Execution time: 0.0046689510345459