INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Mos kalofshi pa u dënuar’ Në Serbi krijohen video-lojëra me krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës, Dafina Zeqiri REAGON e revoltuar!

‘Mos kalofshi pa u dënuar’ Në Serbi krijohen video-lojëra me krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës, Dafina Zeqiri REAGON e revoltuar!

Publikuar më: 17:27 16-12-2020

Dafina Zeqiri është një ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria.

Së fundmi Dafina ka publikuar lajmin që ka bërë bujë në media, pasi video-lojrat e krijuara me krime lufte në Serbi, janë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Në këto vido-lojra, lojtari serb, lufton me UÇK e Kosovës, ndërsa në një nga skemat jepet edhe vrasja e Adem Jasharit.

Ndaj kësaj ka reaguar e revoltuar Dafina, e cila shkruan se krimet e luftës janë një lojë tashmë.

“Krimet e luftës janë një lojë tashmë. Në Serbi, ka grupe që luajnë lojra online me ngjarje të jetës reale, ku protagonistët kryejnë krime kundër shqiptarëve të kosovës për të fituar lojën. Të nxisësh kaq shumë dhunë dhe aspak sensibilizim në një histori të afërt dhe të dhimbshme, është diçka e sëmurë! Mos u kalofshin pa u dënuar veprat e liga!” shkruan këngëtarja.

Capture-22.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326