INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos!! Edhe pse po prisnim, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk do të martohen për arsyen e trishtë [FOTO]

Mos!! Edhe pse po prisnim, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk do të martohen për arsyen e trishtë [FOTO]

Publikuar më: 16:25 29-05-2019

Justin Bieber dhe hailey Baldwin janë bërë zyrtarisht burrë dhe grua që prej shtatorit të kaluar në një ceremoni private në bashki dhe teksa prej muajsh po prisnim dasmën e tyre pranë familjarëve.

Shpejt qarkulluan lajmet se çifti do të organizonte një dasmë të madhe, por mesa duket tani nuk kemi lajme dhe aq të mira.

Dasma është shtyrë sërish pas problemeve të Justin me shëndetin mendor.

Sipas një burimi për “People”, ata janë ende në pritje për shkak se janë përqendruar në shëndetin e tij mendor.

“Hailey vazhdon ta mbështesë atë”, konfirmon burimi.

“Ata do të vazhdojnë të bëjnë një dasmë, kur ta mendojnë se janë gati. Gjëja më e rëndësishme për ta është që Justin të jetë mendërisht i shëndetshëm”.

E pra, shëndeti vjen i pari kështu që shtyrja e dasmës është më se e kuptueshme për të gjithë ne!

RWHBSEDTHB.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040619373321533