INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mos e teproni me vitamina. Rrisin rrezikun për kancer dhe gurë në veshka [VIDEO]

Publikuar më: 12:49 21-06-2017

Një studim paralajmëron për rrezikun e marrjeve të vitaminave të cilat mund të kenë efekte negative në shëndet. Sipas studiuesve amerikan marrja e shtesë e vitaminës D në një shkallë më të lartë sesa duhet  rrit rrezikun e gurëve në veshka dhe kancerit.  Vitamina D ndihmon trupin të përdorë kalcium për të mbështetur shëndetin e kockave, dhe konsumimi i rekomanduar ditor për shumicën e të rriturve është 600 IU. Por studimi i ri zbuloi se disa të rritur po marrin doza tepër të larta, duke shkaktuar një rritje të rrezikut të frakturave, rënie, gurë në veshka dhe disa lloje kanceri. Për studimin, u shqyrtuan të dhënat kombëtare të sondazhit të mbledhura në nivel kombëtar për rreth 40 mijë të rritur nga viti 1999 deri në 2014. Rezultoi se ka pasur pothuajse 18 për qind rritje në të rriturit që morën një dozë ditore më të lartë se norma dhe një rritje prej tre për qind të personave që morën edhe më shumë suplemente në ditë. Sipas studiuesve "sasia e tepërt e vitaminës D mund të jetë e dëmshme, pasi mund të shkaktojë thithjen e kalciumit. 'Kalciumi i tepërt i gjakut, nga ana tjetër, mund të çojë në depozitimin e dëmshëm të kalciumit në indet e buta, të tilla si zemra dhe veshkat'. Studimi zbuloi se, marrja e dozave të larta të vitaminës D ishin më të zakonshme tek gratë, të moshuarit dhe njerëzit e bardhë.

Article Logic
Execution time: 0.0032000541687012