INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e besoni po deshët! Sot janë shumë të suksesshëm, por këta VIP-a kanë qenë viktimë e bulizmit! [FOTO]

Mos e besoni po deshët! Sot janë shumë të suksesshëm, por këta VIP-a kanë qenë viktimë e bulizmit! [FOTO]

Publikuar më: 11:35 05-04-2019

Ata sot janë të famshëm dhe ndër njerëzit më të suksesshëm. Për ta sot shkruhet pafund dhe komentohet për çdo lëvizje që bëjnë. Me pak fjalë kurioziteti për ta është shumë i madh. E kemi fjalën për personazhet më të njohur të botës së showbizit dhe ekranit. Teksa i shohim tani kaq të njohur dhe të suksesshëm nuk do të mendonim ndonjëherë që ata kur kanë qenë fëmijë dhe adoleshentë janë bulizuar dhe janë keqtrajtuar nga të tjerët. Ndërkohë që ne sot i shohim duke shijuar sukseset e tyre të njëpasnjëshme, për të arritur këtu ku janë sot, për ta nuk ka qenë një vijë e drejtë. Ata kanë pasur shumë njerëz që i përcillnin negativitet dhe që i bënin të ndiheshin sikur nuk ishin mjaftueshëm të mirë, por duke u mbështetur tek pasioni i tyre, tek ëndrrat që kishin, duke mos hequr dorë asnjëherë dhe me pak vetëbesim ata ia dolën. 

Do e kishit menduar ndonjëherë që Rihanna ka qenë një prej tyre? Sot ajo është mishërimi më i saktë i femrës me vetëbesim, një femër e fortë, se vështirë se mund të ngatërrohet kush me të. Por gjatë një interviste para disa kohësh ka treguar se ka qenë e bulizuar nga shokët e klasës. Ajo ka treguar se e paragjykonin se ishte më e bardhë se shokët e saj me ngjyrë.

180527-Rihanna-827x620.jpg

 

 

Jessica Alba sot është një aktore shumë e bukur dhe ka linjën e saj kozmetike të bukurisë, por kur ka qenë e vogël ka ndjerë shumë pasiguri dhe ndihej se ishte e shëmtuar. Ajo në një intervistë është shprehur se shokët e klasës e bulizon për shkak se nuk kishte shumë para asokohe dhe i thoshnin që sje e bukur. Jessica ka treguar që për një periudhë kohe babai i saj e shoqëronte çdo ditë në shkollë.

Jessica-Alba-Bedtime-Stresses-Me-Out.jpg

 

Jennifer Lawrence, fituesja e çmimit Oscar, është një femër shumë tërheqëse, sensuale dhe e ftohtë në pamje të parë dhe nuk e mendonim se ajo do të mund të ishte e bulizuar. Aktorja ka treguar se bulizohej kur ishte në shkollë pasi ajo ishte nxënësja më e re e shkollës dhe e shihnin ndryshe. Ajo ka treguar se është detyruar që të ndryshojë disa herë shkollë për këtë gjë. Ndërkohë që atëherë shokët e klasës nuk do donin ta kishin shoqe, sot e gjitha bota dëshiron që të jetë mike me Jennifer Lawrence.

5432e75e74ed87dd423a383b_jennifer-lawrence-vanity-fair-11-november-cover-ss03.jpg

 

Ed Sheeran është fitues i katër çmimeve Grammy, mirëpo dikur këngëtari përballej me bulizëm për shkak të pamjes së tij. Gjatë një interviste këngetari u shpreh se muzika ka ndikuar që ai të fitojë vetëbesim. Sheeran theksoi se vite më parë “kthehej duke qarë nga shkolla, sepse shokët talleshin për flokët e tij në ngjyrë të kuqe, syzet dhe faktin se i merrej goja”. Tani me siguri ata shokë po dëgjojnë gjithandej këngët e tij, madje dashje pa dashje mund t’i kenë e të preferuara.

416x416.jpg

 

Demi Lovato kur ka qenë vetëm 12 vjeç është bulizuar dhe keqtrajtuar në shkollë. Ajo ka treguar se që në atë moshë ishte në depresion dhe përjetonte ankth të vazhdueshëm. Këngëtarja ka treguar që shoqet e klasës e nxisnin që ajo të vriste veten, por ajo ju tregoi të gjithëve që është shumë e fortë për ta bërë këtë.

Demi-Lovato-Admits-She-Considered-Suicide-After-Relentless-Bullying.jpg

 

Ai sot është një ndër këngëtarët dhe aktorët më të talentuar të momentit, i cili ka bërë për vete shumë vajza, të cilat ishin të afta për të bërë gjithçka për të, por nuk mendonin kështu shkokët e tij të klasës për të. Ata e kanë bulizuar e janë sjellë keq për arsyen më të çuditshme, për faktin që ai dukej ndryshe nga të tjerët. Justin Timberlake në një intervistë ka theksuar se ata e bulizonin se ai ju dukej i çuditshëm, por që kjo se ka ndalur që ai të ec para e të pranojë që të jesh ndryshe nuk është një gjë e gabuar, përkundrazi, ti mund të bësh diferencën.

fxcv.png

 

Me po të njëjtën arsye është bulizuar edhe këngëtarja e njohur Lady Gaga. Ajo që në shkollë fillore ka qenë një fëmijë ndryshe nga të tjerët, një fëmijë që binte në sy për shkak të stilit e sjlljes së saj. Ata nuk e pranonin dot faktin që ajo ishte ndryshe dhe për më tepër ata bulizonin duke e bërë të ndihej që ajo është e shëmtuar. Lady Gaga është shprehur që pasioni i saj për muzikën e ka mbajtur gjallë, ndërkohë që sot ajo po përjeton periudhën më të mirë dhe me siguri të gjithë shokët e klasës do dëshironin që t’i tërhiqnin mbrapsht fjalët që kanë thënë për të.

lady-gaga-malibu-home-269360-1538670263859-main.700x0c.jpg

 

Aktorja e njohur Kate Winselt është bulizuar për shkak të peshës së saj. Ajo ka theksuar që shokët e klasës e kanë bërë të ndihet shumë keq atë periudhë, duke e bërë të ndihej që ajo nuk është mjafuteshme e bukur. Sot ajo e ka pranuar veten siç është dhe e do trupin e saj e nuk shqetësohet më çfraë thonë të tjerët për të. Kate theksoi se ajo që e ndihmoi të arrijë ëndrrat ishte fakti që kishte shumë vetëbesim.

KateWinslet.jpg

 

Ndërkohë që turi i saj ‘Reputation’ është një ndër më të suksesshmi sot dhe muzika e saj dëgjohet gjithë andej, shokët e klasës së Taylor Swift nuk mendonin ashtu asokohe. Ajo ka treguar që ata talleshin me muzikën dhe këngët e saj. Me moton se hakmarrja më e mirë është suksesi, Taylor ia doli që të jetë një ndër artistët më të kërkuara sot.

uploads2Fcard2Fimage2F9624732Fcddc89be-502e-4893-a794-f0129200ecf1.jpg2F950x534__filters3Aquality289029.jpg

 

Miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner ka qenë e bulizuar për shkak të famës së saj që kur ishte e vogël nga seriali ‘Keeping up with Kardashians’ . Ajo ka treguar që shokët e klasës e tallnin dhe e paragjykonin atë e gjërat e saj. “Kam dëgjuar gjërat më të tmerrshme për veten time nga shokët e klasë”,është shprehur Kylie. Me siguri ata ndjekin në Instagram suksesin e yllit të reality show.

kylie-jenner-glamour-cover-on-wednesdays-makeup.jpeg

 

Victoria Beckham sot ka portretin ideal familjar dhe është një femër e suksesshme në karrierë, por para se ajo të ishte pjesë e grupit ‘Spice Girls’, ka treguar se në shkolle nuk ka patur miq dhe ata nuk e afronin që ajo të ishte në grupin e tyre shoqëror, madje i thoshnin që do ta rrihnin pasi të mbaronte shkolla. Victoria është shprehur që ajo periudhë për të ka qenë totalisht e mjerueshme.

Victoria-Beckham.jpg

 

Eminem ka fituar Oscar, Grammy (për kategori të ndryshme), si dhe ka marrë kurorën për ‘Artistin e Dekadës’, nga Billboard Aëard(2000-2010) si dhe ka shitur miliona albume në mbarë botën. Por që të arrinte këtu ku ai është sot se ka pasur shumë të lehtë. Reperi i njohur ka qenë viktimë e bulizmit. Ai ka treguar që është rrahur nga shokët e klasës, sa që i kishte rënë të fikët në banjon e shkollës së tij. Kjo ka ndodhur për shkak se ai ishte një fëmijë i bardhë që është rritur në një lagje që ishte e banuar kryesisht nga njerëz me ngjyrë. Të krijonte muzikë, ishte pikërisht kjo gjë qq e mbajti gjallë e që të fitonte besim tek vetja.

0q7hpSFe_400x400.jpg

 

Kush tha që të jesh Megan Fox do të thotë të jetë e lehtë? Aktorja seksi ka treguar që vitet e adoleshencës kanë qenë më të tmerrshme për të dhe i dukej sikur ajo periudhë nuk do të mbaronte kurrë. Megan në një intervistë ka thënë që nuk ishte ajo problemi, por personat që e bulizonin që mund të kishin probleme me veten e tyre.

09snapshot-fox-articleLarge.jpg

 

 

 Punoi: Irini Meçe

Article Logic
Execution time: 0.0034611225128174