INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos dyshoni më te i dashuri juaj. 5 Shenjat që çmendet për ju!

Mos dyshoni më te i dashuri juaj. 5 Shenjat që çmendet për ju!

Publikuar më: 15:40 20-01-2017

Pjesë e  bashkëjetesës  është  edhe dyshimi, i cili në shumicën e rasteve ka qenë shkak për ndarje.

Ekspertët kanë bërë një listë, e cila  tregon shenjat që i dashuri ende ju dashuron  si vite më parë.

1. Ai  ju ndihmon në punët e shtëpisë

Nëse ai ofron t’iu ndihmojë edhe për diçka të vogël  në shtepi, tregon se ende ju do. Meshkujt nuk mbahen për punët e shtëpisë, prandaj sipas intv.al,  kjo gjë tregon se me të vërtet ju vlerëson shumë.

2. Ai pranon të dalë me ju në çdo kohë

Nëse keni në mendje një darkë romantike, ai është  gati për t’ua bërë qejfin dhe nuk nxjerr justifikime për të qëndruar në shtëpi.

3. Ju bën vazhdimisht komplimeta

Edhe pse keni vite së bashku, ai nuk harron t’iu vërë në pah bukurinë tuaj. Kjo do ju bëjë të ndiheni më të vlerësuar në sytë e tij.

4.Nuk e zgjat debatin

 Të bësh debat për diçka është normale në jetën në çift. Nëse ai nuk e zgjat shumë debatin, tregon se nuk dëshiron të zihet me ju. Atij i intereson një lidhje pa zënka të shpeshta, prandaj mundohet t’i shmangë.

5. Lë mënjanë gjërat elektronike

Ndërkohë që po kaloni kohë së bashku, ai nuk merret me celularin. Ky fakt, sipas intv.al  tregon se ka ende interes të madh ndaj jush.

Burimi: MSN

Përshtati: Anisa Bega

Article Logic
Execution time: 0.003497838973999