Këtë të diel gjatë transmetimit të “Fan Club BBVIP”, ka ndodhur një situatë shumë e këndshme dhe e papritur për moderatoren Dojna Mema, e cila u suprizua për ditëlindjen nga stafi dhe mes surprizave një videi insert mjaft prekës.
Mes videve ishin edhe momente nga propozimi që mori nga Vlashenti, partneri i saj në Barcelonë në ditën e saj të lindjes dhe kështu Dojna ndau me të ftuarit detajet e momentit special.
‘Nuk e prisja se nuk kisha bërë as thonjtë. Isha në Barcelonë për të festuar ditëlindjen time në një nga vendet që ne kemi më shumë përzemër. U ul në gjunjë përpara të gjithë turistëve dhe u vura shumë në siklet. Momentin e filmuan motra dhe mami im. Nuk i thashë po sepse ai momenti nuk është asnjëherë siç e ke imagjinuar. Ai më tha a do të bëhesh princesha ime dhe unë thjeshtë ngela. Turistët menduan se unë nuk po i thoja po dhe më pas e mbylla me një puthje.








6 Nov 2025 





