INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Mora një vendim në jetën time për gjashtë muaj, që nuk e kam marrë në pesë vjet që isha me dike tjetër!’ Këngëtari i njohur shqiptar do të bëhet baba [FOTO]

‘Mora një vendim në jetën time për gjashtë muaj, që nuk e kam marrë në pesë vjet që isha me dike tjetër!’ Këngëtari i njohur shqiptar do të bëhet baba [FOTO]

Publikuar më: 13:15 25-08-2018

Erik Lloshi është nga ata njerëz të showbiz-t shqiptar i cili nuk ka dashur t’a përziejë jetën e tij profesionale me atë private, ama është e pamundur që mos të përfshihesh në vorbullën e mediave rozë kur je i famshëm. 

Fillimisht këngëtari u përfol për një lidhje 5 vjeçrare të cilën ai e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë, por më pas vendosi t’a bëjë publike.

Por më pas spekulimet për ndarje filluan kur ai fshiu të gjitha postimet që kishte me modelen dhe në fund Eriku e pranoi dhe vetë se i kishte dhënë fund.

Jo shumë kohë pas ndarjes morën dhenë lajmet se këngëtari kishte filluar një lidhje të re, e cila shumë shpejt u bë serioze.

I ftuar pak muaj më parë në ‘Thumb’, Eriku u shpreh :

“Që nga momenti që jam ndarë, jam lidhur me vajzën që kam në krah, rreth një muaj mbrapa. Mora një vendim në jetën time për gjashtë muaj, që nuk e kam marrë në pesë vjet që isha me dikë.”

Gjërat tani janë bërë dhe më serioze pasi këngëtari duket se do të bëhet baba.

Nga pushimet që po kalon në turqi me të fejuarën e tij, Rominën, eriku ka postuar një foto, ku të dy kanë vendosur duart e bashkuara te barku i Rominës, gjë që tregon qartë se pas pak kohësh, do të vijë në jetë fëmija i parë.

erikuu.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049