INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Montana dhe Montela në ''Koha për Lojë'', tregojnë disa sekrete për njëri-tjetrin... Do ju shkrinë se qeshuri [VIDEO

Montana dhe Montela në ''Koha për Lojë'', tregojnë disa sekrete për njëri-tjetrin... Do ju shkrinë se qeshuri [VIDEO

Publikuar më: 16:46 30-05-2018

Montana dhe Montela, ose siç quhen në të vërtetë Romeo dhe Donaldi, janë ndër aktorët e humorit më të komentuar në Shqipëri dhe shkak për këtë janë bërë batutat e ndryshme që bëjnë në spektaklin e humorit “Alpazar”.

Së fundmi kanë qenë të ftuar, në emisionin Adrenalinë, në rubrikën “Koha për lojë” ku përveç lojërave që bëhen në këtë rubrikë, ata kanë shkaktuar shumë të qeshura me batutat e tyre.

Gjatë një interviste të shkurtër me prezantuesen e rubrikës “Koha për lojë”, ata kanë treguar nga një sekret për njëri-tjetrin.

Romeo ka treguar për Donaldin se ai sa del nga pllaka e parë e dushit fillon të këndojë, ndërsa Donaldi ka treguar se Romeo shikon shumë filma vizatimorë, si për shembull Shrekun.

Article Logic
Execution time: 0.0042071342468262