Aktorja Monika Lubonja ka rrëfyer prapaskenat e marrëdhënieve me konkurrentët e tjerë të “Big Brother VIP”. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Monika tregoi se flet me Arjolën, ndërsa Sabianit i ka bërë bllok. E për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin, Monika sqaroi se është ndjerë e zhgënjyer. Madje sipas saj, lezetin Ilirit ia ka dhënë pikërisht ajo.
“Ilir është strateg. I ka bërë mirë llogaritë. Duhet të kuptoni nëse nuk do i jepte Monika lirinë dhe gëzimit, Iliri do të lante vetëm enët,”– tha në fjalën e saj Monika Lubonja.
Ndërsa e pyetur se kujt ia uron fitoren, Monika mbështeti dhe argumentoi për Donaldin.