INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi: “Të kenë turp këta mediokër që kërcënojnë...”

Monika Kryemadhi: “Të kenë turp këta mediokër që kërcënojnë...”

Publikuar më: 21:30 22-11-2017

Monika Kryemadhi ka folur sot me tone të ashpra në Konventën Kombëtare të  Lëvizjes Gruas për integrim, ku ka akuzuar qeverinë për shkatërrimin e të ardhmes së shqiptarëve.

Kryemadhi ka thënë gjithashtu se shumë nga gratë e pranishme në sallë janë kërcënuar, “nga disa mediokër”, por pa shpjeguar konkretisht se për çfarë bëhej fjalë.

Pjesë nga fjalimi i Kryemadhit:

Të gjitha ju që jeni në këtë sallë i keni bërë ballë kërcënimeve, disa kërcënimeve nga mediokër që të kenë turp që kërcënojnë vajzat dhe gratë shqiptare që nuk i ka kërcënuar njeri.

Do të doja të flisja më shumë por e di që keni lënë punët në shtëpi përgjysëm. Jeta e shqiptarëve është e vështirë, ata po varfërohen çdo ditë e më shumë. Ne jemi në udhëkryq midis të ardhmes dhe shpërbërjes së Shqipërisë. Ndjej dhimbje, revoltë dhe përgjegjësi.

Ndjej dhimbje se jam shqiptare, ndjej revoltë se jam nënën dhe ndjej përgjegjësi se kjo klasë politike është përgjegjëse. Jam e bindur që ndryshimi do jetë i padukshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936