INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi: Sa frikë paska sot ''Kryeministri i Drogës''

Monika Kryemadhi: Sa frikë paska sot ''Kryeministri i Drogës''

Publikuar më: 15:58 28-02-2018

''Me gjithë angazhimin e policisë dhe prokurorisë, të dyja këto struktura do e kishin të pamundur kapjen e një sasie kaq të madhe droge pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ndërkohë që për vite me radhë, nën hundën e tyre, janë trafikuar qindra e mijëra tonelata kanabis dhe drogë'', shkruan Monika.

Me anë të një statusi të bërë në rrjetin social “Facebook”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është shprehur se Edi Rama ka frikë të thotë se ky aksion është kryer me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë, ndërkohë që për vite me radhe nën hundën e tyre, jaën trafikuar qindra mijëra tonelata kanabis dhe drogë.

Sipas kryetares së LSI-së kryeministri është i tmerruar nga hetimet e mëtejshme të kësaj kokaine të paparë ndonjëherë në Shqipëri.

Për më shumë lexoni statusin e mëposhtëm nga Monika Kryemadhi.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit:

Sa frikë paska sot Kryeministri i Drogës!

Me gjithë angazhimin e policisë dhe prokurorisë, të dyja këto struktura do e kishin të pamundur kapjen e një sasie kaq të madhe droge pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ndërkohë që për vite me radhë, nën hundën e tyre, janë trafikuar qindra e mijëra tonelata kanabis dhe drogë.

Kryeministri ka frikë të thotë se ky aksion është kryer me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të atyre që vetëm dy ditë më parë paralajmëruan lidhjet e rrezikshme të politikës me trafikun e lëndëve narkotike.

Edi Rama tashmë është i tmerruar nga hetimet e mëtejshme të kësaj sasie kokaine të paparë ndonjëherë në Shqipëri, sepse e di mirë që fijet dhe lidhjet e kokave të trafikut nuk janë as punonjësit e portit dhe as ata të kompanisë modeste.

Diku më lart e më thellë gjenden ata që e drejtuan dhe dhanë garanci për transportin e një sasie të ngjashme me ato të filmit “Narcos”.

Ndaj patetizmat e tij në FB dhe lëvizjet e kukullave të tij në qeveri e polici vështirë se do e shpëtojnë këtë herë shefin e madh nga hetimet që me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të mundin të mbulojnë dhe fshehin lidhjet okulte të kreut të qeverisë me botën e errët të krimit.

Ndaj më mirë se të shkruajë shfajësimet e dikujt që ka rënë në çarkun e zullumeve të drogës, që e sollën dhe e mbajnë në pushtet, Edi Rama le të gjejë një avokat të mirë për veten dhe ndonjë nga miqtë apo bashkëpunëtorët e tij.

monika_status.PNG

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271