INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi pas mbledhjes me strukturat e LSI: ‘’Protestat do të jenë madhështore, koha që politikanët të kenë frikë popullin’’

Monika Kryemadhi pas mbledhjes me strukturat e LSI: ‘’Protestat do të jenë madhështore, koha që politikanët të kenë frikë popullin’’

Publikuar më: 20:10 27-03-2019

Ish-deputetët e grupit parlamentar të LSI-së janë mbledhur sot për të folur për hapat e radhës të aksionit opozitar por edhe për organizimin e strukturave. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për mediat dhe ka ftuar qytetarët në protestën e nesërme të opozitës që sipas saj nuk do të jetë vetëm një protestë politike por edhe ekonomike.

“Protesta nuk ka të bëjë vetëm me protestën politike por edhe ekonomike, me atë varfëri që iu ka vajtur shumë thellë shqiptarëve. Në mbledhjen e sotme do diskutojmë dhe për anën organizative të strukturave të partisë.

Jemi të bindur se Shqipëria do shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ka ardhur koha që djegia e mandateve të opozitës, dua të ritheksoj dhe njëherë atë që tha një analist gazetar që djegia e mandateve është interes publik, djegia e mandateve ishte akti final i opozitës për të ndërgjegjësuar opinionin publik dhe ndërkombëtar se shteti është kapur.

Protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave jo të opozitës por të shqiptarëve. Protestat që do vijnë do jenë për ekonominë”, tha Kryemadhi.

Sipas saj, koalicioni opozitar do të rimëkëmbë Shqipërinë. “Ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit, që të kenë frikë popullin, jo populli të ketë frikë politikanët.

Ilegjitimiteti i parlamentit është bërë normale. Nëse deputetët që hynë në parlament me subvencion nga PS duke eliminuar subvencionin për fermerët shqiptarë, Zoti e ruajtë Edi Ramën dhe ata që bashkëpunojnë me Edi Ramën. Futja e këtyre deputetëve do të shtojë më shumë shqiptarët që duan të ikin”, theksoi kryetarja e LSI.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029890537261963