INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi e bindur: Edi Rama duhet të ikë nëse nuk hapen negociatat

Monika Kryemadhi e bindur: Edi Rama duhet të ikë nëse nuk hapen negociatat

Publikuar më: 23:01 14-03-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në një intervistë në Report Tv ka folur për qëndrimin e saj dhe të forcës politike që ajo drejton ndaj qeverisë Rama.
E pyetur nga gazetari se mos ndoshta ka ndryshuar qëndrim ndaj kryeministrit Rama apo retorikës të fortëqë ajo ka përdorur dri më tani, Kryemadhi ka thënë e vendosur që gjëja më e rëndësishme për të është hapja e negociatave.

Duke shtuar se nëse negociatat nuk hapen, atëherë kryeministri Rama duhet të largohet.

“Për ne është me rëndësi hapja e negociatave, dhe nëse nuk hapen Rama duhet të shikojë pozicionin e tij, duhet të largohet. Mos hapja e negociatave vjen si rezultat i punës së tij, nuk ëshë fajtor as opozita, nuk është fajtor as LSI, nuk është fajtor as Lulzim Basha dhe nuk është fajtor as Sali Berisha. Misioni i BE gënjeu kur tha votoni reformën se do të hapen negociatat, pastaj tha votoni 7 ligjet, PD e kuptoi lojën dhe çfarë ndodhi, LSI votoi, por sot kemi një prokurore pa Vetting. Arta Marku duhet të ketë shumë kujdes që të mos përdoret nga politika, se askush nuk do ta falë. Secili që sot është i prirur që të bëjë një gabim nesër do e paguajë. Markut i bëj thirrje që të mos bëhet pre e konflikteve mes grupeve të Ballës, Gjiknurit apo Ahmetajt në PS.”- ka thënë Kryemadhi.

Kryetarja e LSI ka prekur dhe mendimin e saj ndaj Arta Markut duke u shprehur se ka shumë rezerva ndaj sjelljes së saj.

“Sigurisht që kemi rezerva për sjelljen e Arta Markut. Ajo duhet të jetë shumë e kujdeshme me sjelljen e saj dhe përfshirjen e saj nga politika. Nuk është intimidim, por Arta Marku duhet të tregojë kujdes që të mos përdoret nga politika.”- ka shtuar ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0043518543243408