INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

17889641_279763572477635_8558785135527329792_n by revistaime

Momenti kur shoferja e dehur përplaset me karburantin në Durrës [VIDEO]

Publikuar më: 14:23 11-04-2017

Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar dhe një 25-vjeçare pasi gjatë natës janë konstatuar duke kryer shkelje. Granit Gjoka, banues në Durrës është arrestuar pasi, në rrugën “Aleksandër Goga”u kap nga Shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin tip KIA në gjendje të dehur.

Sadjona Dervishi, banuese në Durrës rreth orës 23:40,në autostradën Durrës–Tiranë, tek një karburant, duke drejtuar automjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda në karburant dhe më pas është përplasur me reklamat e tij.

Për pasojë është dëmtuar vetë e reja, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë testit të alkoolit rezultoi se S.Dervishi ishte në gjendje të dehur.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, në ngarkim të Granit Gjoka.

• “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, në ngarkim të Sadjona Dervishi

“Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore” ka publikuar në Facebook videon nga incidenti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383