INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Momentet dramatike të qethjes qeros, rrëfehet bashkëshortja e Florjan Binajt: ‘’Mendova se do ikte për ushtar...’’

Momentet dramatike të qethjes qeros, rrëfehet bashkëshortja e Florjan Binajt: ‘’Mendova se do ikte për ushtar...’’

Publikuar më: 21:21 18-02-2019

Aktroi Florjan Binaj ja ka dalë që me rolet e tij unike dhe punën e vazhdueshme si aktor në “Portokalli” të fitojë zemrën dhe mbështetjen e publikut.

Aktori i ftuar sot në emisionin ‘Rudina’ bashkë me bashkëshorten Sadinën ka rrëfyer o vetëm disa nga vështirësitë e profesionit, por dhe shumë momente nga jeta private.

Një moment pikant ka qenë kur bashkëshortja është rrëfyer rreth aktorit për momentet e njohjes.

Mesa duket në fillimet e njohjes së tyre ai kishte flokë, ndërkohë në momentin kur u pranua në programin e humorit ‘Portokalli’ vendosi të qethej tullac pa i thënë gjë partneres, me të cilën kishte dy muaj që ishte njohur.

‘Flori ishte qethur qeros dhe mendova se do të ikte ushtar. Ai erdhi dhe nuk më tha gjë përveç se do të më shohësh në filan orë e filan vend’, tha Sadina.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285