INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mogherini: '2019 është viti për Shqipërinë, nuk po bëjmë bamirësi'

Mogherini: '2019 është viti për Shqipërinë, nuk po bëjmë bamirësi'

Publikuar më: 11:20 04-09-2018

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë, Federica Mogehrini ka kërkuar integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian. Në konferencën vjetore të ambasadorëve të unionit, ajo ka thënë se ky është viti i së vërtetës. “Ky do të jetë një vit intensiv në procesin e përgatitjes drejt hapjes së negociatave për anëtarësimin me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut” ka deklaruar Mogherini.
“Më lejoni ta them këtë qartë, këto mundësi duhen marrë tani, ky është viti. Ky nuk është një lëshim që ne bëjmë, por është në interesin e të gjithë qytetarëve europianë, si brenda ashtu edhe jashtë Bashkimit Europian. Në Ballkan sot është e qartë se Bashkimi Europian është pika e referencës. Lejomëni t`ju them edhe atyre që kanë frikë se fuqi të tjera po bëhen më të pranishme në rajon, aty ku ne jemi të pranishëm, nuk ka hapësira për të tjerë”, ka thënë Federica Mogherini.
Veç të tjerash, Mogherini ka folur edhe për të ardhmen e Bashkimit Europian, duke i kërkuar vendeve anëtare të mos fokusohen vetëm te fakti që 2019 do të jetë një vit elektoral për Brukselin.

Article Logic
Execution time: 0.0019171237945557