Tema “Modriç” është bërë një temë e gjatë diskutimi pasi ende nuk është përcaktuar zyrtarisht se ku do të jetë e ardhmja e tij. Lojtari po kërkohet fuqishëm nga skuadra e Interit por ndërkohë edhe Reali I Madridit nuk do që të heqë dorë nga mesfushori.
Gjasat janë që e ardhmja e lojtarit do të vendoset në datën 15 ku Reali dhe Atletiko do të përballen me njëra-tjetrën për të diskutuar Superkupën e Europës.
Sipas gazetave spanjolle, nëse Modriç do të jetë I pranishëm në këtë ndeshje Inter duhet të ndalojë së shpresuari për lojtarin, ndërkohë nëse kroati nuk është present, atëherë është Reali I cili duhet t’I japë lamtumirën lojtarit.