INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modelja e njohur rrëfen luftën me depresionin! ‘Mendoja të hidhesha nga ballkoni’ [FOTO]

Modelja e njohur rrëfen luftën me depresionin! ‘Mendoja të hidhesha nga ballkoni’ [FOTO]

Publikuar më: 13:17 27-09-2018

Bota e modës dhe e pasarelave shpesh krijon përshtypjen e një jetese “glamour”dhe gjithmonë të bukur, dhe sidomos modelet ,ato që janë pjesa më e dukshme e kësaj industrie duket sikur bëjnë një jetë totalisht pa telashe dhe për t’u patur zili. 

Sigurisht që e gjithë kjo është thjesht një fasadë, pasi asgjë nuk ësht “glamour” pasi sfilatat përfundojnë dhe këtë e kemi kuptuar nga deklarata shokuese e një prej supermodeleve më të mira botërore Gisele Bundchen.

Në një intervistë për “People”, ajo foli për librin e saj të ri dhe sesi ishte të shkruante për betejën e saj me ankthin.

“Gjërat mund të duken të përsosura nga jashtë, por nuk e keni idenë se çfarë po ndodh në të vërtetë. Ndjeva sikur ndoshta ishte koha të ndaja disa nga dobësitë e mia dhe më bëri të kuptoj, pavarësisht gjithçkaje që kam jetuar, nuk do të ndryshoj kurrë, sepse mendoj se jam kjo që jam për shkak të këtyre përvojave”, shprehet modelja.

Në librin “Lessons: My Path to a Meaningful Life”, Gisele shkroi se si në kulmin e karrierës së saj, pasi kishte arritur një kontratë prej 25 milionë dollarë me “Victoria’s Secret”, po përjetonte një ankth të tmerrshëm.

Ajo ndjeu atakun e parë të panikut në vitin 2003 dhe më pas nisi të përjetonte klaustrofobinë (frikë nga vendet e mbyllura) dhe ndihej fajtore që kishte këto probleme kur ishte në kulmin e suksesit.

“Ndihesha e pafuqishme. Bota jote bëhet më e vogël dhe nuk mund të marrësh frymë, që është ndjenja më e keqe që kam pasur ndonjëherë”, tha Gisele.

Madje mendoi të vriste veten në një moment:

“Pata atë ndjesinë: ‘Nëse hidhem nga ballkoni, e gjitha kjo do të mbarojë dhe nuk duhet të shqetësohem më për këtë ndjesi’”.

gisele1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0021569728851318