INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modele modele, por edhe Arbenita ka këtë problem në fytyrë si të gjithë vajzat e tjera [FOTO]

Modele modele, por edhe Arbenita ka këtë problem në fytyrë si të gjithë vajzat e tjera [FOTO]

Publikuar më: 11:32 29-06-2020

Modelja Arbenita Ismajli është një prej personazheve që është vënë më së shumti në qendër të vëmendjes prej lidhjes së saj me reperin Fero. Ajo ka dalluar gjithmonë për format e saj perfekte dhe për tiparet e veçanta dhe gjithmonë e shohim në formë perfekte në fotot që poston në rrjetet sociale.

Megjithatë ajo nuk nguron edhe të tregojë se është një person si gjithë të tjerët dhe fytyra e saj ndonjëherë mbushet me akne, pavarësisht kujdesit që ajo tregon. Modelja ka postuar në instagram një video ku tregon aknet në pjesën e ballit ndërsa shkruan: “Dua thjesht të them që aknet janë normale”.

Arbenita së fundmi është ribashkuar me reperin Fero pasi karantina i gjeti të ndarë duke qenë se modelja kishte ngecur në Angli dhe Fero në Gjermani. Aktualisht janë bashkë pas disa muajsh larg njëri tjetrit dhe po shijojnë romancën së bashku.

Screenshot_1.png

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707