INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MJ është gjallë?! Fansat janë të bindur: U shfaq në foton e vajzës Paris Jackson! [FOTO]

MJ është gjallë?! Fansat janë të bindur: U shfaq në foton e vajzës Paris Jackson! [FOTO]

Publikuar më: 11:20 05-09-2016

Që kur legjenda e muzikës pop, Michael Jackson ka ndërruar jetë kanë qarkulluar vazhdimisht zëra se ai në të vërtetë ishte i gjallë.

Dicka e tillë ka ndodhur dhe së fundmi, dhe shkak është marrë nga një foto që vajza e tij Paris ka publikuar në Instagram. Ajo nuk ka dhënë ndonjë të dhënë të qartë mbi babain e saj, por sipas fansave dicka i ka shpëtuar në foto. Paris Jackson realizoi një selfie në makinë dhe pas saj, në sediljet e pasme, shfaqet ajo që duket si një grumbull me rroba. Por jo për fansat e MJ ama. Sipas tyre, në rast se shihet qartësisht, ajo duket si silueta e ish mbretit të muzikës pop. Pamja është e paqartë dhe nuk mund të thuhet me siguri, por ajo që fshihet pas rrobave duket realisht si një siluetë më e bardhë se zakonisht. Si ajo e Michael.

Article Logic
Execution time: 0.0018270015716553