INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Misteri i vrasjeve me shigjeta në hotelin gjerman, lidhje me kultin e …

Misteri i vrasjeve me shigjeta në hotelin gjerman, lidhje me kultin e …

Publikuar më: 10:11 16-05-2019

Vijon të mbetet ende mbetet mister, vrasja e 4 grave dhe një burri brenda një hoteli në një zonë malore pushimi në Gjermani, edhe pse policia ka dyshime të forta se ngjarjet e rënda të njëpasnjëshme lidhen me përfshirjen e viktimave në një kult seksi.

Trupat e 3 prej tyre u gjetën nga një pastruese, ndërsa dy gratë e tjera u zbuluan një ditë më pas. Ngjarja tronditës ka shokuar opinionin publik në Gjermani, ndërsa rezulton se personazhi kryesor i kësaj masakre është viktima Trosten Weiss, i cili ishte i fiksuar me mesjetën dhe armët e kësaj epoke.

Po ashtu në ngjarje përfshihet edhe Farina Caspari, një ndihmës-pjekëse ndërsa është zbuluar edhe identiteti i një tjetër gruaje, që quhet Krestin Endres.Rezulton se 30-vjeçarja Caspari ishte njeriu i fundit i gjallë në dhomën e hotelit, para se të kthente harkun drejt vetes.

Caspari dhe Trosten Weiss janë përshkruar si figura dominuese dhe që i trajtonin gratë e tjera si skllave në kuadër të jetës brenda kultit të tyre seksual.Viktimat e tjera duket se janë izoluar nga familjet e tyre dhe janë vënë nën ndikimin e Ëeiss.Sipas policisë, gratë e gjetura të vdekura ishin veshur me të zeza dhe kishin shumë piercing dhe tatuazh.

Viktimat ishin të vrara me shigjeta.

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873