INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Misteri 100 vjeçar, kristali i lashtë i Egjiptit nuk është tokësor... [FOTO]

Misteri 100 vjeçar, kristali i lashtë i Egjiptit nuk është tokësor... [FOTO]

Publikuar më: 15:11 19-05-2019

Misteri i një kristali të verdhë, në trajtë xhami, i gjetur në shkretëtirën midis Egjiptit dhe Libisë dhe që është përdorur për stoli në lashtësi, i ka munduar shkencëtarë për pothuajse 100 vite.

Përgjigjja duket se është gjetur më në fund. Sipas kërkuesve australianë xhami i përhapur nëpër shkretëtirë është formuar pas përplasjes së një asteroidi në atmosferën e tokës, ku është thërrmuar nga shpërthimi.

Xhami formohet në mënyrë të natyrshme kur materialet e shkrira ftohen aq shpejt sa molekulat nuk kanë kohë të vendosen në një strukturë të rregullt.

Ky xham është gjetur edhe në stolitë e lashta të Egjiptit, të cilat kanë qenë të groposura te piramida e Tutankamunit.

Ata besojnë se pasi ka shpërthyer në ajër, nga fërkimi me atmosferën, temperatura e ftohtë ka bërë që materiali i shkrirë të kthehet menjëherë në xham e të përhapet nëpër shkretëtirë.

4.PNG

3.PNG

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217