INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Miss”-et shqiptare të cilat janë harruar nga publiku pasi kanë hequr dorë nga televizioni [FOTO]

“Miss”-et shqiptare të cilat janë harruar nga publiku pasi kanë hequr dorë nga televizioni [FOTO]

Publikuar më: 20:28 19-06-2017

Keto janë “miss”-et shqiptare që janë harruar nga publiku pasi kanë hequr dorë nga televizioni

Shumë prej vajzave që sapo vendosën mbi koke kurorën që i shpalli më të bukurat e vitit, të shpallurat “miss” synuan menjëherë botën skenës e televizionit dhe modelingut. Te gjitha ato kishin një “armë” shumë të forte, të cilës kamera nuk i rri indiferente: bukurinë. Shumë prej tyre janë akoma në televizion dhe pëlqehen akoma nga publiku shqiptar. Por disa atë tjera janë harruar nga publiku pasi kanë hequr dorë nga televizioni por emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasani në IN Tv foli për 5 nga këto “miss”-e.

1)Denisa Kola

Denisa Kola, “Miss Albania 2003”. Ka fituar çmimin “Miss Scholarship” në “Miss World”, dhënë nga aktori me famë ndërkombëtare Jackie Chan. Vajza më inteligjente e botës u kthye në Shqipëri me një krenari edhe më të madhe, atë të përfaqësimit plot dinjitet të bukurisë shqiptare në botë. Ajo është tërhequr nga bota televizive që pas shpalljes si “miss”.

1Denisa_Kola.jpg

 

2) Elda Dushi

Elda Dushi, “Miss Albania 2008”. Në spektaklin “Miss World” do të përkufizohej nga shtypi i asaj kohe si Nicole Kidman apo Sharon Stone shqiptare. Që prej shpalljes si “miss”, Elda nuk është shfaqur më në televizion.

2Elda_Dushi.jpg

 

3) Anisa Kospiri

Anisa Kospiri, “Miss Albania 2001”. Vajza me flokët kaf dhe sytë blu, një vit më vonë, në 2002-shin u rendit në 10 vajzat më të bukura në radhët e “Miss Universe”. Ishte hera e parë që një vajzë shqiptare kalonte në këtë fazë, duke e shndërruar Shqipërinë në qendrën e bukurisë femërore. Anisa, tashmë është e martuar dhe gëzon një jetë familjare jashtë vëmendjes së mediave dhe publikut.

3Anisa_Kospiri.jpg

 

4) Irsa Demneri

Kur u shpall “Miss Shqipëria 2007” Irsa Demneri ishte vetëm 17 vjeçe, dhe spikati me bukurinë e saj të veçantë. Ajo ka mbetur edhe sot, që është nënë e dy fëmijëve, një nga vajzat më të bukura të shpallura miss. Irsa, e cila prezantonte spektakle disa vite më parë, tani i është përkushtuar punës larg ekranit.

4_Irsa_Demneri.jpg

 

5) Monika Zgurron

Monika Zgurron, vajza që u shpall më e bukura e Shqipërisë në vitin 1993. Ajo është një ndër Miss-et më të bukura shqiptare, që ka korrur sukses edhe në mjaft kompeticione të huaja të bukurisë femërore. Por ka vite që nuk e kemi parë të shfaqet në ekran. Edhe sot Monika Zguro është një nga miss-et shqiptare, që, megjithëse nuk e vazhdon më angazhimin në fushën e modës, spektakleve dhe televizionit, ruan pamjen prej miss-i./intv.al/

5_Monika_Zgurron.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037708282470703