INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mirëkuptohet qeveria dhe grupi kuvendor...

Mirëkuptohet qeveria dhe grupi kuvendor...

Publikuar më: 10:05 26-09-2017

Më në fund një marrëveshje në mesin e politikanëve tanë, bien dakord grupet.

Duke drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se implementimi i kësaj marrëveshjeje duhet të jetë prioritet për mazhorancën. 

“Kjo marrëveshje synon të çojë në nivel të ri bashkëpunimin mes palëve, që janë në të njëjtën skuadër për të rritur cilësinë e punës së përbashkët dhe përgjegjshmërinë individuale e kolektive, që burojnë nga kontrata e PS me qytetarët. Kjo marrëveshje përbën një pikë referimi për PS, për çdo deputet, qeverinë dhe çdo ministër”, ka deklaruar Rama. 

Ndërsa kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka vlerësuar se, marrëveshja do të forcojë debatin e brendshëm dhe do të ushqejë klimën e besimit mes palëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992