INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mirë me vjehrrën mirë me burrin”: Selena mesa duket e paska gjetur suksesin e një lidhje të suksesshme...

“Mirë me vjehrrën mirë me burrin”: Selena mesa duket e paska gjetur suksesin e një lidhje të suksesshme...

Publikuar më: 15:38 11-12-2017

Selena Gomez dhe Justin Bieber,  padyshim janë një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-in botërorë. Fansat e tyre janë të shumtë dhe thuajse i komentojnë gjithmonë për mirë. Padyshim bashkimi i tyre ishte kryelajmi i çdo medie rozë thuajse në të gjithë botën.

Justin Bieber dhe Selena Gomez prej javësh tashmë janë kthyer në krahët e njëri-tjetrit, duke i dhënë një tjetër mundësi dashurisë së tyre. Por, Selena me këtë kthim nuk i ka fituat zemrën vetëm Justin-it por, edhe mamasë së tij.

Mesa duket mamaja e Justin-it është shumë e lumtur për bashkimin e tyre por, ajo që bie më shumë në sy është simpatia që ajo ka krijuar për Selenën.

Pattie Mallette, autorja dhe regjisorja e njohur kanadeze, e ka quajtur të veçantë marrëdhënien e saj me të dashurën  Justin-it.

 Në një intervistë për “Justice Speaks Holiday Benefit”, ajo u shpreh se nuk di shumë për marrëdhënien që Justin-i dhe Selena kanë mes tyre por, pavarësisht të gjithave ajo u shpreh se e do shumë Selenën.

“E mbështes Justin-in në çdo gjë që bën. Nëse ai e dashuron, atëherë dhe unë e dua. E kam takuar dhe kemi një marrëdhënie të veçantë me të, mendoj se është vajzë e çmuar. Ndjej se Justin po rritet dhe jam shumë krenare për të“, u shpreh Pattie Mallette.

Gjatë intervistës ishte i pranishëm edhe Justin, me siguri është ndier shumë i lumtur për fjalët e mamasë së tij.

Article Logic
Execution time: 0.0044660568237305