INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mirë me Tunën dhe Taynën, po me kunatën pse jo? Robert Berisha bën deklaratën befasuese: 'Nuk do të bëj kurrë një bashkëpunim me Era Istrefin! [VIDEO]

Mirë me Tunën dhe Taynën, po me kunatën pse jo? Robert Berisha bën deklaratën befasuese: 'Nuk do të bëj kurrë një bashkëpunim me Era Istrefin! [VIDEO]

Publikuar më: 16:32 04-07-2019

Jo shumë kohë më parë, Robert Berisha deklaroi publikisht 4 emra nga tregu i muzikës shqiptare, me të cilat nuk do të bashkëpunonte kurrë.

Tayna, Tuna, Kida dhe Remzie Osmani, ishin emrat rastësorë që i erdhën në mendje Robertit, dhe jo se ka diçka që nuk shkon me to!

Megjithatë, i ftuar në emisionin “Wake Up”, ai nuk la vend për dyshime kur tha se nuk do të bëjë kurrë një bashkëpunim me Era Istrefin!

Kjo për shkak të kontratës që ka lidhur këngëtarja më Ultra Sonic, që nuk ia lejon çdolloj bashkëpunimi pasi e ka në menaxhim.

“S’e besoj që do të ndodhë ndonjëherë. Kjo pasi Era ka një kontratë me një label që është shumë i njohur, Ultra Sonic. Edhe zhanrin s’e kemi të njëjtë kështu që s’e besoj se do të ndodhë ndonjëherë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016880035400391