INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet zyrtarisht terapia për trajtimin e leuçemisë te fëmijët. Kushton 475 mijë dollarë

Miratohet zyrtarisht terapia për trajtimin e leuçemisë te fëmijët. Kushton 475 mijë dollarë

Publikuar më: 12:51 01-09-2017

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë miratuan një zbulim të pazakontë, që hap një epokë të re në trajtimin e kancerit. Fjala është për një teknologji që forcon dhe shndërron qelizat e gjakut të pacientëve në një “ushtri vrasëse” e cila lufton leuçeminë tek fëmijët. Administrata e ushqimit dhe barnave tha se miratimi i terapisë së parë të gjeneve që futet me sukses në tregun amerikan, është historik. Terapia, e emërtuar si Kymriah dhe e realizuar nga  farmaceutike Novartis, u miratua për trajtimin e fëmijëve dhe adoleshentëve për një lloj leuçemie agresive akute të qelizave B - e cila i ka rezistuar trajtimit standard. F.D.A. e ka konsideruar "sëmundje shkatërruese dhe vdekjeprurëse" dhe tha se ky trajtim i ri mbush një "nevojë të paplotësuar". Kompania “Novartis” vendosi çmimin prej 475.000 dollarësh për një infuzion të vetëm të të ashtuquajturave “qelizat CAR-T”, por njoftoi se nuk do të ketë pagesë për ata pacientë të cilët nuk kanë përmirësim brenda një muaji. Zbulimi i ri shihet si një mënyrë krejtësisht e ndryshme nga ilaçet e imunoterapisë. Prodhuesit thanë se trajtimi do të jetë i disponueshëm në një rrjet fillestar prej 20 qendrash mjekësore të aprovuara,  për t'u certifikuar brenda një muaji. Ky numër që do të zgjerohet në 32 qendra deri në fund të vitit.

Article Logic
Execution time: 0.0032451152801514