INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet projektligji për gjuhën shqipe në Maqedoni

Miratohet projektligji për gjuhën shqipe në Maqedoni

Publikuar më: 10:34 16-11-2017

Parlamenti maqedonas, ka miratuar paraprakisht projektligjin për zgjerimin e përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe në të gjithë vendin. Deputetët votuan 66 në favor dhe me 41 kundër projektligjit, që ka për qëllim lehtësimin e komunikimit të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, me insititucionet, komuna, spitale, gjykata. Por partia opozitare VMRO-DPMNE ka kundërshtuar këtë projektligj duke e konsideruar jo kushtetues. Radio Evropa e Lirë shkruan se “para votimit, ligjvënësi, Ilija Dimovski, nga partia opozitare VMRO-DPMNE e ka përshkruar tekstin si jokushtetues dhe diskriminues ndaj gjuhës maqedonase dhe gjuhëve tjera.” Projektligji i propozuar duhet të kalojë më shumë lexime në legjislacion përpara se t’i dërgohet presidentit, Gjorge Ivanov, për nënshkrim. Kryeministri, Zoran Zaev, ka premtuar për këtë ligj kur ai formoi koalicionin me partitë shqiptare. Një veprim i tillë ka nxitur kritika nga VMRO DPMNE dhe të tjerët, që e kanë akuzuar Zaev për tradhti të interesave kombëtare të Maqedonisë. Ligji i tanishëm për gjuhët, e definon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, por ajo mban këtë status vetëm në vendet ku komuniteti shqiptar përbën mbi 20 për qind të popullsisë. Shqiptarët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së Maqedonisë, me 2.1 milion banorë, shumica e të cilëve jetojnë në jugperëndim, afër kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.004194974899292