INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miranda Kerr shpenzon shuma marramendëse për dhomën e foshnjes...

Miranda Kerr shpenzon shuma marramendëse për dhomën e foshnjes...

Publikuar më: 09:25 01-12-2017

Epo kur vjen puna tek arredimi i shtëpisë na pëlqen të marrim orenditë më të mira por gjithmonë brenda buxhetit që kemi në dispozicion.

Por ka edhe nga ata që shpenzojnë shifra marramendëse vetëm për një pjesë të caktuar të shtëpisë.

E tillë për shembull është Miranda Kerr e cila ka shpenzuar një shumë vërtet të lartë vetëm për të dekoruar dhe rregulluar dhomën e foshnjes së saj, që nuk ka ardhur akoma në jetë.

Një burim ka thënë për prestigjiozen amerikane TMZ, se modelja dhe bashkëshorti i saj, shefi ekzekutiv i Snapchat, Evan Spiegel kanë shpenzuar tashmë 250,000 dollarë për këtë dhomën.

I njëjti burim thotë se çifti janë shumë të entuziazmuar për ardhjen në jetë të foshnjes së tyre.

Madje thuhet se dhoma e foshnjes ka edhe një shtrat të bërë enkas dhe një dhomë gjigante për garderobë të mbushur me rroba të markave të njohura si Dior, Ralph Lauren dhe Stella Mçartney.

Modelja ka konfirmuar më 15 nëntor se ajo dhe bashkëshorti i saj po presin një foshnje duke mos treguar për gjininë, ndonëse mediat kanë raportuar se Kerr do të bëhet me vajzë.

Modelja ka një djalë 6 vjeçar, Flynn, me ish-bashkëshortin, Orlando Bloom derisa për Spiegel kjo do të jetë hera e parë që bëhet baba.

Article Logic
Execution time: 0.0019171237945557