INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miqësia mbi tradhtinë?! Jordyn Woods dhe Kylie Jenner takohen për herë të parë pas skandalit, ja çfarë ndodhi

Miqësia mbi tradhtinë?! Jordyn Woods dhe Kylie Jenner takohen për herë të parë pas skandalit, ja çfarë ndodhi

Publikuar më: 16:31 11-03-2019

Duket se Kylie Jenner dhe Jordyn Woods kanë lënë pas zënkat dhe zhurmën mediatike të javëve të fundit, duke u takuar për herë të parë.

Kështu raporton revista prestigjioze “E! News”, e cila shpjegon se vajzat kanë ngrënë mëngjesin së bashku në Calabasas të premten.

“Dukej shumë e rastësishme dhe të dyja diskutonin ndërsa hanin mëngjes”, tha një dëshmitar okular për E! News.

Takimi i mëngjesit është hera e parë që palët janë parë së bashku pas lajmit se ish-i i Khloé Kardashian, Tristan Thompson, e kishte tradhtuar atë me Ëoods.

Menjëherë pas skandalit, Woods u largua nga shtëpia e Jenner, ku kishte jetuar për më shumë se një vit.

Woods tha gjatë intervistës për Jada Pinkett-Smith në Red Table Talk se ajo e ka ruajtur komunikimin me shoqen e saj Kylie gjatë këtyre ditëve.

Por pjesa tjetër e familjes Kardashian-Jenner thuhet se i ndërpreu të gjitha lidhjet me Woods.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055