INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miq që nuk harrohen kurrë! Njihuni me surprizat emocionuese që bën çunat e WSF për Dr.Florin[VIDEO]

Miq që nuk harrohen kurrë! Njihuni me surprizat emocionuese që bën çunat e WSF për Dr.Florin[VIDEO]

Publikuar më: 15:28 01-03-2018

Tashmë u bënë 4 vjet që nga momenti kur Dr.Flori këngëtari i grupit WSF u nda nga jeta.

Dhe pikërisht ditën e djeshme këngëtari do të festonte ditëlindjen e tij të 39-të.

Si familjarët edhe kolegët nuk e harrojnë kurrë Florin dhe sidomos në një moment të veçantë si ai i ditës kur ka lindur.

Ka qenë pikërisht Landi Hysi anëtari i grupit të WSF i cili na lajmëroi dje me një postim në Instastory se do të kishte disa surpriza për miqtë dhe familjarët e Dr.Florit.

Ishin pikërisht disa video të hedhura në YouTube në kanalin e West Side Family, ku çunat e WSF performonin në periudhën e tyre të artë të muzikës.

“Urojmë të të pëlqejë dhurata Flor!”, ka shkruar Landi në postimin e tij në Instastory.

Videot janë të shkëputura nga performancat e “West Side Family” në Pallatin e Kongreseve.

Unik jo vetëm në paraqitjet në skenë, çunat e WSF janë nga ata miq që nuk të harrojnë kurrë!

drthg_we45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034301280975342