INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MINUTË PAS MINUTE/ Protesta e 9 e opozitës, Basha: 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës[FOTO/VIDEO]

MINUTË PAS MINUTE/ Protesta e 9 e opozitës, Basha: 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 18:50 21-06-2019

Opozita do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare për largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qeverisë tranzitore.

Opozitarët do të jenë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 20:00. Kjo protestë vjen në një situatë shumë më të tensionuar se më parë. Kjo për shkak të përgjimeve të publikuara ku eksponentë të rëndësishëm të PS, përfshirë dhe kryeministrin Edi Rama, kanë komunikuar për pazare votash në zgjedhjet e vitit 2017 në Dibër. Po dhe se këtë javë ka pasur përplasje mes policisë së shtetit dhe asaj bashkiake në 21 bashkitë që drejtohen nga opozita.

Megjithëse nga përfaqësuesit politik është deklaruar se nuk do të ketë dhunë, forcat e rendit kanë marrë të gjitha masat për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Rreth 1500 efektivë do të jenw të angazhuar  në terren. Ndërsa siç është bërë e zakonshme tashmë kryeministria dhe  parlamenti janë rrethuar me gardh metalik. E gjithë policia ka kaluar në gadishmëri të përforcuar po në gatishmëri kanë kaluar edhe efektivat e policisë së burgjeve.

Perfaqësuesit e opozitës kanë njoftuar drejtorine e policisë së Tiranës  për  një marshim proteste në të gjitha rrugët e kryeqytetit nga ora 20 deri në orën 23.59.

22:18- Mbyllet protesta e 9 e opozitës së bashkuar. Asnjë incident!

22:07- Pas marshimit drejt Kuvendit protestuesit vijuan rrugëtimin drejt selisë së PD-së. Deri tani protesta ka qenë shumë paqësore pa shënuar asnjë incident. Asnjë shashkë as kapsolla nuk është hedhur. Ndërsa në fillim në shenjë simbolike u rrëzua një bust prej kartoni te Edi Rames. Një simbolikë e ngjashme me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në 1991.

22:05- Pas protestës, Basha thërret mbledhje në selinë e PD

21:45- Basha fton protestuesit të shkojnë drejt parlamentit

21:40 Protestuesit formojnë ''Rama ik'' me shishe plastike

ramma_ik.jpg

21: 10- Me thirrjet: Rama ik! Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nisi fjalimin e tij para protestuesve të mbledhur para kryeministrisë

Basha: "Largimi i Edi Ramës i panegociueshëm. Zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit që janë aty pse protestuan për demokracinë dhe pa futur në qeli ata që vodhën votat nuk ka zgjidhje politike. Ta dije mire Edi Rama. Nuk bejme hap pas. Nuk ka zgjedhje me 30 qershor. Aleanca Qytetare është ne kembe. Beteja vazhdon qytet me qytet, fshat me fshat. Demokracia kunder narkoshtetit" 

basha_protes.PNG

21:00- Basha mbërrin në shesh

20:50-Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi i bashkohet protestuesve. 

"Sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për tiu bashkuar Europës. Protesta do të jetë paqësore. Fatin tonë nuk e vendosin ambasadat por shqiptarët. Dosjet 184 e 339 janë fundi politik i Edi Ramës

20:40- Rrëzohet statorja e Ramës

stotorja_rames.jpeg

20:30- Basha niset sëbashku me familjen e tij drejt sheshit Nënë Tereza

20:20- Nishani në protestë: Qytetarët do ta çojnë deri në fund misionin e tyre

20:12- Meta ju bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen

20:10- Bashkëshortja e Lulzim Bashës së bashku me vajzat mbërrin në selinë e PD

 

20:00- Nis protesta e 9 e opozitës së bashkuar

 

19:50- Një nga idetë që ka sjellë opozita sot është një arkivol gjigant të cilin e cilësojnë si arkivoli i Edi Ramës.

varriir.jpg

19:40- Pak minuta para protestës zbulohen dhe disa nga parullat që ka përgatitur opozita sot.

“Ekonomia po vdes”; “Duam punë të sigurt”; “S’ka Europë pa ndëshkuar hajdutët”; “Stop pazarit me jetët tona”; “S’ka drejtësi me Ramën në qeveri”; “Hajdutët në vila, shqiptarët në gërmadha”, janë disa prej parullave të vendosura në murin e PD që do të mbahen në duar nga protestuesit e opozitës.

19:20- Kryeministria ‘’blindohet’’ me dyer metalike

19:00- Mbështetës të Partisë Demokratike mblidhen në selinë e PD

18:15 -  Qeveria merr masat. Një zjarrfikëse dhe një autobot me ujë është futur pak më parë në Kryesinë e Kuvendit.

18:00- Kuvendi e Kryeministria rrethohen me gjemba, nisen protestuesit e parë drejt Tiranës

 

Article Logic
Execution time: 0.0038888454437256