INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i përvishet punës. Demonton fishekët e fundit në…[FOTO]

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i përvishet punës. Demonton fishekët e fundit në…[FOTO]

Publikuar më: 10:35 10-11-2017

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës në Elbasan ka përfunduar demontimin e municioneve të fundit jashtë nevojave të Forcave të Armatosura.

Puna e kësaj uzine sapo ka filluar, pasi së shpejti pritet të rivihet në punë linja e saj e prodhimit.

Lajmin e dha vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ishte në Mjekës ku demontoi personalisht në mënyrë simbolike fishekët e fundit dhe njoftoi një investim shumë të rëndësishëm në këtë uzinë.

“Sapo demontuam fishekët e fundit të municioneve jashtë nevojave të FA. Një proces i vështirë por i domosdoshëm dhe një proces ku “Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës”, ka pasur përgjegjësinë kryesore.

Mjekësi, sapo e ka përfunduar punën e vet për demontimin e municioneve dhe për ne është shumë e rëndësishme ruajtja e historisë, apo e traditës të industrisë ushtarake të kësaj zone dhe të Mjekësit në veçanti, për ato kapacitete të cilat ka.

Jemi në hapat e fundit të konkretizimit të një investimi të konsiderueshëm, me një kompani e cila është lider në Europë për prodhimin e armëve dhe të municioneve, dhe që do të vijë në Mjekës me një investim të konsiderueshëm dhe me mundësinë e jashtëzakonshme për të vazhduar punësimin e dhjetëra familjeve të zonës, por jo vetëm”,- u shpreh ministrja Xhaçka.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm janë në diskutime konkrete me shumë kompani të cilat janë pjesë e vendeve të NATO-s, për rivitalizimin e uzinës së Mjekësit dhe të ndërmarrjeve të tjera të prodhimit dhe të demontimit të municioneve.

Para disa ditësh ishte vet ministrja që lajmëroi se në Mjekës do të bëhet një investim afro 25 milionë dollarë.

Rivënia në punë e linjës së prodhimit të kësaj uzine, jo vetëm do të hapë një faqe të re për industrinë ushtarake shqiptare, por do të ndikojë edhe në ekonominë e zonës përreth, pasi pritet të krijojë dhjetëra vende të reja pune.

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës ka qenë ndërmarrja që ka mbajtur peshën kryesore në procesin e demontimit industrial të municioneve të tepërta. Gjatë viteve 2009 – 2017, ka demontuar në total 26 005 ton municione.

Gjithashtu, ministrja Xhaçka ishte edhe në Uzinën Mekanike në Gramsh, ku aktualisht vijon procesi i demontimit industrial të municioneve të tepërta.

 Kjo ndërmarrje ka për demontim edhe rreth 600 000 kapsolla detonatore, proces që përfundon brenda këtij viti.

agraergaer.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207