INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja britanike e Punëve të Brendshme bën ''shembullin'' të dënuarin shqiptar: Jo më tallje me drejtësinë...

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme bën ''shembullin'' të dënuarin shqiptar: Jo më tallje me drejtësinë...

Publikuar më: 14:34 23-09-2019

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel, ka bllokuar ekstradimin nga Anglia në Itali të Albert Visha-s, shqiptari i akuzuar nga drejtësia britanike për pjesëmarrje në organizatë kriminale si dhe shfrytëzim prostitucioni përfshi vrasje.

“Ky veprim i ministres së Punëve të Brendshme vjen në një kohë kur pakënaqësia e publikut është rritur pasi kriminelët e huaj tallen me drejtësinë britanike” shkruan Glen Owen, zëvendëseditor i çështjeve politike në Daily Mail.

Albert Visha mbërriti në Angli për t’iu fshehur drejtësisë italiane, e cila kishte lëshuar urdhër arrest ndaj tij si i akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit  Selim Leka në 2014-tën, trafik femrash për prostitucion.

Një në 10 të burgosur të huaj në Angli është shqiptarë. Deri në fund të muajit Gusht janë 876 shqiptarë në burgjet angleze.

an_alabania.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498