INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 10 numri i të prekurve nga CORONAVIRUS!

Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 10 numri i të prekurve nga CORONAVIRUS!

Publikuar më: 15:29 10-03-2020

Në harkun kohor të 48 orëve në Shqipëri janë regjistruar 10 persona të prekur nga koronavirusi. Shifra është deklaruar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, përmes zëvendësministres Mira Rakacolli, e cila sqaroi se të prekurit kanë histori udhëtimi me Italinë.

Sipas Rakacollit, 4 persona janë të lidhur me dy të infektuarit e parë, ndërsa dy të tjerët nuk kanë lidhje me pacientët zero, por me një historik udhëtimi në Italinë fqinje. Ka një rritje të numrit të personave të prekur, duke kërkuar më shumë kujdes ndaj higjienës personale.

Ndërsa për dy rastet e tjera Rakacolli tha se janë evidentuar të infektuar, pasi kanë mbërritur në Shqipëri, pas vizitave për pak ditë në vendin fqinjë Itali. Ata rezultojnë raste të palidhura me të parët dhe madje njëri është i shtruar në spitalin e Durrësit.

Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me Urgjencën Kombëtare në nr. 127!

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582