INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Shëndetësisë: 16 raste të reja, 259 të infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë: 16 raste të reja, 259 të infektuar me COVID-19

Publikuar më: 14:32 01-04-2020

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri. Përmes një deklarate për mediat, sepcialistja e ISHP-së Silva Bino, bëri me dije se deri tani numri i personave të prekur nga coronavirusi ka shkuar në 259, ndërsa 15 të tjerë kanë ndërruar jetë. Sipas mjekes së ISHP-së, Silva Bino, në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste pozitivë me COVID-19.

"Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara. Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç. Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15, tha Bino.

Ajo shtoi se në Spitalin Infektiv në QSUT janë të shtruar 79 pacientë, ndërsa shtatë prej tyre janë në terapi intensive. Mjekja e njohur, SIlva Bino tregoi hartën e qyteteve të prekura në Shqipëri si dhe numrin e rasteve me COVID-19.

"Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 140 raste

- Durrës 29 raste

- Lushnje 4 raste

- Elbasan 5 raste

- Fier 23 raste

- Kavajë 5 raste

- Rrogozhinë 2 raste

- Korçë 16 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 8 raste

- Lezhë 5 raste

- Berat 1 rast

- Has 2 raste

- Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 3 raste

- Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe çdo pyetje për COVID-19, ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19", shtoi Bino.

Article Logic
Execution time: 0.003180980682373