INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ministria e Arsimit, Karabina akuza të rënda ndaj Sekretarit. Reagon dhe Ndreca[VIDEO]

Publikuar më: 14:41 28-06-2017

Teksa janë drejt fundit të detyrës Ministrat teknikë dhe Drejtuesit e emëruar për monitorim të fushatës dhe procesit zgjedhor kanë nisur të denoncojë dhe përballen me më shumë probleme. Sot ka qënë Ministria teknike e Arsimit që ka ngritur një akuzë të fortë për Sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca. Ajo pretendon se Ndreca ka futur në ministri njerëzve të paautorizuar dhe të armatosur të një policie private, që kanë hyrë në zyrat dhe kanë ndërhyrë në Protokollin e institucionit dhe kanë marrë në administrim e Serverat. Ajo shton  ka njoftuar policinë po përgjigjia e tyre ishte qesharake se ata nuk e njihnin autortetin e Ministres Karabina.
Po Ndreca ka një tjetër dëshmi, pasi thotë se deklaratat publike të Karbinës janë jo vetëm të papërgjegjshme po edhe qesharake. Ndreca ka publikuar dhe një shkresë ku ai ka të drejtë të marrë vendime për të firmosur në lidhje me ndryshimet që mund të ketë në institucionin e lartë arsimor, e jo zonja Karabina. Kujtojmë këtu që Ndreca dhe Karabina janë përplasur dhe herë të tjera madje kjo e fundit e ka pezulluar nga puna gjatë kohës së fushatës por Shërbimi civil e ktheu atë në detyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143