Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mohuar zërat e opozitës për lidhje të tij me Emiljano Shullazin. Ai ka thënë se Shullazi është i barabartë përpara ligjit si të gjithë qytetarët, duke shtuar se arrestimi i tij tregon se s’ka asnjë mbi ligjin.
Ai madje shtoi se bashkëpunimi i policisë për këtë rast me prokurorinë është shumë i mirë.
Tahiri PD, iu përgjigj dhe me një emër konkret nga të vetët, kur tha se Xhelal Mziu, Kryetari i Bashkisë së Kamzës, është simbol i pandëshkueshmërisë. Ministri këto deklarat i bëri për mediat pas përurimit të zyrës së komisariatit numër 5 në Kamëz.
 
							 
							 
							 
							 
					 
											 
  
  
  
 







 28 Oct 2025
28 Oct 2025 





