INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri në ikje nis vitin me një urim të veçantë, për të harruarit[FOTO]

Ministri në ikje nis vitin me një urim të veçantë, për të harruarit[FOTO]

Publikuar më: 11:16 01-01-2019

Ministri në ikje i Bujqësisë, Niko Peleshi, tashmë i shkarkuar, ka kërkuar këtë fillim vit ndjesë për gjithë ata persona, që nuk e gjetën veten në projektet e Qeverisë në 2018. Në një fotot të publikuar me një nga punonjëset e pastrimit të Bashkisë Korçë, Peleshi kërkon ndjesë dhe uron se në këtë Vit të Ri, të jenë ‘të harruarit’ e djeshëm ‘të fituarit’ e nesërm.

Urimi i plotë:
‘FALENDERIM për familjen, bashkëpuntorët dhe miqtë.
NDJESE për të gjithë ata që nuk e gjetën veten në punët dhe projektet tona.
Le të jenë “të harruarit” e djeshëm, "të fituarit" e nesërm - është urimi im për këtë Vit të Ri.

peleshiok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036501884460449