INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Ramës: Nuk negociojmë për datën e zgjedhjeve dhe qeverinë teknike

Ministri i Ramës: Nuk negociojmë për datën e zgjedhjeve dhe qeverinë teknike

Publikuar më: 19:41 15-04-2017

I deleguari i Kryesisë së Partisë Socialiste në Bashkinë Kavajë dhe Rrogozhinë Arben Ahmetaj, prezantoi sot kandidatin e PS për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 7 majit në Kavajë, Klodian Shehi.

Në një takim të zhvilluar me anëtarët e asamblesë së Partisë Socialiste të Kavajës, Ahmetaj tha se zgjedhjet e 7 majit në Kavajë janë tejet të rëndësishme për Kavajën e 10 viteve që do të vijnë.

“Këto zgjedhje kanë një specifikë shumë të madhe jo vetëm për Kavajën, por për të gjithë Shqipërinë. Duhet marrë ashtu siç e kemi marrë ne gjithmonë, por edhe më shumë akoma me seriozitet, me këmbëngulje dhe modesti, në mënyrë që këtë rradhë Kavaja të bëhet shembull sërish në të gjithë Shqipërinë” – tha Ahmetaj.

Duke iu referuar qëndrimit të opozitës lidhur me zgjedhjet në Kavajë Ahmetaj tha se opozita e çadrës, kërkon që ta kthejë Kavajën në një mollë sherri në të gjithë Shqipërinë. “Kërkon të thyejë çdo lloj ligji. Të bëjë një, le të themi takim, apo protestë nëse doni, në datën e zgjedhjeve, duke shkelur dhe heshtjen zgjedhore, duke shkelur çdo lloj ligji, çdo lloj normaliteti politik dhe duke provokuar qytetin e Kavajës”.

“Qyteti i Kavajës nuk mund të provokohet nga askush dhe qyteti i Kavajës nuk mund të bëhet pjesë e një sherri të paprincipë që opozita do të hapw në kurrizin e Kavajës dhe në kurriz të Shqipërisë. Kështu që sfida jonë do të jetë pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve të Kavajës në zgjedhje atë ditë. Ne nuk kemi nevojë të tregojmë forcë, forca jonë qëndron tek modestia. E dyta, ne do të do të marrin çdo qytetar që kërkon të zgjedhë Kryetarin e vet të Bashkisë së Kavajës. Ne kemi shumë punë për të vazhduar” – ishte mesazhi I Ahmetaj nga Kavaja.

Po kështu, Ahmetaj ndau me të pranishmit edhe qendrimin e Partisë Socialiste mbi situatën politike të momentit: “Siç e shikoni opozita refuzon të dialogojë, rezfuzon të dialogojë për zgjidhjen e një ngërçi artificial. Nuk është krizë politike. Ne e kemi thënë do të ketë zgjedhje me 18 qershor, shqiptarët do të votojnë me 18 qershor. Ne kemi thënë që votimet, zgjedhjet nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe prandaj do të shkojmë në 18 qershor në zgjedhje.

Ne themi dhe do ta themi, që nuk ka qeveri teknike. Ne jemi gati të dialogojmë për çdo gjë, por për datën e zgjedhjeve dhe për qeveri teknike, ne nuk dialogojmë. Ne dialogojmë për çdo gjë, jemi të hapur të dialogojmë pa kushte, të ulemi në tryezë me opozitën, të diskutojmë çfarë të duan ata, por jo për mandatin e dhënë kësaj qeverive me 1 milionë vota. Qeverisja është përgjegjësi nuk është privilegj” – theksoi Ahmetaj.

Ai I ftoi të pranishmit që në 7 Maj të mbështesin dhe votojnë kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, Klodian Shehin:

“Unë dua që ne të shkojmë si qytetarë atë ditë dhe të zgjedhim Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, të vazhdojmë projektin e Rilindjes Urbane dhe projektin e reformave që kanë nisur Partia Socialiste dhe Aleanca. Mos harroni që qyteti është duke kaluar një periudhë tranzitore fantastike, nga një qytet-fshat, në një qytet destinacion turistik. Mos harroni që zonat e Kavajës me logjikën e re urbane dhe me logjikën e re të ndërtimit të segmenteve rrugore nacionale, kthehet në destinacion turizmi e gjitha. Ta mbështesim Klodianin që të shpalosi Kavajën e dhjetë viteve që vijnë, Kavajën e gjeneratës tjetër, Kavajën e Shqipërisë që duam” – tha Ahmetaj.

Nga ana e tij Kandidati për Kryetar i Bashkisë Kavajë Klodian Shehi tha se qytetaria e Kavajës do të tregojë që ne votojmë për vlerat, votojmë për atë qe ne do t’u premtojmë fëmijëve tanë, votojmë për sloganin që Partia Socialiste ka “Për Shqipërinë që duam”, ne e bazojmë tek vetja, “Për Kavajën që duam”. Brenda 10 viteve në Kavajë do të finalizohen 10 projekte të reja që më takon mua t’I coj më tej. Por njëkohësisht këto projekte duhet të pasohen edhe nga projekte të tjerë, me të cilët në të mund t’I kthejmë këtij qyteti jo vetëm vlerat historike të tij, por edhe vlerat e një qyteti bregdetar e turistik”

Article Logic
Execution time: 0.004054069519043