Shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë me një njoftim të pazakontë që lidhet me eksperiencën e saj në “Ferma VIP 3”, formatin ku ajo u shpall fituese.
Ahmeti ka publikuar pamje të veshjes që përdori gjatë një performance në spektakël, ku u shfaq e transformuar në stilin e Lady Gaga-s. Seti përbëhet nga veshja me kuadrate dhe këpucët blu që ajo mbante gjatë performancës.
Krahas pamjeve, Mimoza ka shkruar se veshja nxirret në ankand, duke filluar nga 5 000 euro.
Njoftimi ka tërhequr vëmendjen për shkak të shumës së vendosur, ndërsa për momentin nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një ankand real apo për një tjetër batutë me humor nga shkrimtarja, e cila gjatë qëndrimit në “Ferma VIP” u komentua shpesh pikërisht për spontanitetin dhe batutat e saj.
Në çdo rast, postimi ka ngjallur diskutime, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë ofertë për setin e famshëm të performancës së saj.
