INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miley Cyrus po rikthehet me një album të ri! [VIDEO]

Miley Cyrus po rikthehet me një album të ri! [VIDEO]

Publikuar më: 11:37 28-05-2019

Miley Cyrus është një ndër personazhet më interesantë të Hollywood-it e cila karakterizohet nga guximi dhe fakti që gjithmonë është pa komplekse.

Shpeshherë ajo ka ndërmarrë disa veprime të papritura që kanë çuditur gjithmonë fansat dhe ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo ka postuar një video në llogarinë e saj të Instagramit ku ka njoftuar fansat e saj se albumi më i ri është në prag të publikimit.

Gjithashtu, ka bërë të ditur se albumi ‘She is coming’ do të lancohet me datën 31 maj.

Albumi do të përmbajë bashkëpunime me disa këngëtarë si : Ghostface Killah, Swae Lee dhe RuPaul.

‘Younger Now’ është albumi i fundit nga këngëtarja amerikane që është lancuar rreth dy vite më parë.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615