INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miku i ngushtë i Flor Mumajesit sapo dha dorëheqjen nga muzika dhe tani po mendojmë se çfarë po bën ai vetë[FOTO]

Miku i ngushtë i Flor Mumajesit sapo dha dorëheqjen nga muzika dhe tani po mendojmë se çfarë po bën ai vetë[FOTO]

Publikuar më: 20:51 09-08-2019

DJ Vicky është një padyshim një nga emrat më të njohur të klubeve të natës së Tiranës, por edhe si njeriu i cili së fundmi ka shkëlqyer në bashkëpunimet e tij me kantautorin Flor Mumajesi.

Dyshja nuk kanë qenë thejsht bashkëpunëtorë, por edhe miq të ngushtë. Për këtë arsye vendimi që DJ Vicky ka marrë së fundmi logjikisht të bën të mendosh se ka ndikuar edhe tek FLori.

Nëpërmjet një njoftimi në “Instagram”, DJ i njohur njoftoi se ai do të japë dorëheqjen për disa kohë nga muzika. Arsyet për këtë ishin lodhja nga pazaret e shëmtuara dhe njerëzit e paaftë që i futen muzikës:

“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube qe bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël. Dj me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha te bëhesha Dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet shihemi”, ka shkruar Dj i njohur.

Shpresojmë të mos jetë kjo një shenjë se dhe Flori po bën të njëjtën gjë!

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107