INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mevlanit nisi t'i pëlqejë konkurrentja e re, Ledjana hedh kunja në INSTAGRAM: Vendin tim nuk e zë dot…

Mevlanit nisi t'i pëlqejë konkurrentja e re, Ledjana hedh kunja në INSTAGRAM: Vendin tim nuk e zë dot…

Publikuar më: 13:35 26-01-2021

Mbrëmjen e djeshme kishte dy hyrje të reja në Përputhen, një vajzë dhe një djalë. Vajza quhej Antonela Berisha, ndërsa djali Rinian Leka. Sapo hyri në studio, Antonela trazoi ujërat duke u shprehur se nga ekrani kishte krijuar një pëlqim për Atdheun dhe Mevlanin.

Ajo krijoi edhe xhelozi tek vajzat e tjera, sidmos tek Melisa dhe Lediana që kanë pasur takime me herët me dy djemtë. Ndërsa ditën e sotme ajo i ka bërë të gjithë lëmsh. Ajo u shpreh se ka ardhur të rrëmbej djemtë, sepse vajzat e tjera nuk dinë t’i kapin.

n“Mevlani më tha në prapaskenë mirë që erdhe se kisha vendosur të ikja. Më tha po mos të jesh ti zgjedhja ime unë do dal nga Për’puthen dhe më dha fjalën e burrit”, u shpreh Antonela.

Ndërsa Mevlani nuk i pohoi fjalët e saj duke thënë se nuk e mbante mend.

Ndërkohë para hyrjes së Antonelës, Mevlani dukej se po niste një pëlqim me Ledjanën, të cilës i dedikoi edhe këngë. Por nga ana tjetër ai duket i interesuar edhe për Antonelën, e cila zbuloi se Mevlani i kishte dhënë fjalën se nëse s’do të ishte zgjedhja e saj, ai do të dilte nga "Përputhen".

Pas debateve të ndodhura dje në studio, Ledjana postoi në mesnatë një status në Instagram, ku duket si një mesazh për Mevlanin dhe Antonelën.

"Vendin tem askush s’un ma zëvendëson", shkruan Ledjana.

srr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051