INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Meta thirrje politikës, afroni më shumë akademikë [VIDEO]

Publikuar më: 13:43 13-12-2016

Thirrjeve të here pas herëshme të organizmave ndërkombëtare që partitë politike shqiptare të pastrojnë listat e deputetëve iu është përgjigjur edhe kreu i Kuvendit njëherësh i LSI, Ilir MeTA. Ai gjatë një aktiviteti tek Rektorati i Universitetit të Tiranës ka thënë troç se përfaqësuesit aktualë të kuvendit nuk janë të gjithë cilësore. E për duhet që partitë politike në listat e zgjedhjeve të 2017 të kenë më shumë intelektualë dhe akademikë.
Këto deklarata Meta i bëri gjatë nënshkrimit të një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës, ku student mund të bëjnë praktikën paranë këtij institucioni dhe shtoi se bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Universitetit ka ekzistuar edhe më pare dhe solli e shembull rastin e reformës në drejtësi.
“Ne kemi patur një bashkëpunim shumë të mirë, pavarësisht se jo shumë të institucionalizuar. Ne kemi patur bashkëpunim për reformën në drejtësi. Kjo përvojë duhet të jetë e programuar në mënyrë më të qartë pasi edhe Kuvendi ka nevojë për më shumë analizë, kërkime në vendimmarrje shumë të rëndësishme”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0033040046691895