INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta takon Presidentin e Bundestagut: Çelja e negociatave, sinjal pozitiv për rajonin

Meta takon Presidentin e Bundestagut: Çelja e negociatave, sinjal pozitiv për rajonin

Publikuar më: 14:21 15-06-2018

Në takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit, Presidenti Meta ka qenë i ftuari i nderit i Presidentit të Bundestatug, Wolfgang Schäuble.

Gjatë fjalës së mbajtur Meta theksoi se sa e rëndësishme është anëtarësimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE.

"Çelja e negociatave vetëm do të na ndihmonte më shumë për të adresuar më mire të gjitha prioritetet dhe përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme, si dhe do të jepte një sinjal shumë pozitiv për të gjitha forcat në rajon" u shpreh Meta.

Stabilitetin, paqen në rajon Meta e quajti si një ngjarje historike, që duhet vlerësuar nga ndërkombëtarët.

Në fjalën e Metës nuk munguan as falënderimet ndaj Gjermanisë e cila e ka ndihmuar dhe mbështetur Shqipërinë për 30 vite bashkëpunim diplomatik.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109