INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta nga Njësia. 7, mesazhe për gratë

Meta nga Njësia. 7, mesazhe për gratë

Publikuar më: 11:30 13-04-2017

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta gjatë një takimi me vajza dhe gra të Njësisë. 7 në Tiranë ka folur me nota të larta pozitive për gruan shqiptare. Ai tha se LSI-ja është e bindur se kur i jepet shansi një gruaje, i jepet shans të gjithë familjes.
Meta theksoi se paqja sociale fillon te familja dhe pastaj në shoqëri e kudo e se politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, që ka të bëjë me kulturën.
“Kultura që ne duam është e një klase politike që punon me përgjegjësi, që synon të mirën publike dhe vë disa prioritete mbi egon individuale apo partiake, në interes të vendit”, ka mbyllur fjalën e tij Ilir Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051