INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta për Teatrin: Qeveria dhe Bashkia të dëgjojnë sugjerimet e artistëve

Meta për Teatrin: Qeveria dhe Bashkia të dëgjojnë sugjerimet e artistëve

Publikuar më: 12:22 13-06-2018

Presidenti Ilir Meta i bën apel qeverisë shqiptare që të dëgjojë shqetësimet e artistëve dhe të ulet në dialog me ta. Artistët ishin të pranishëm në Komisionin e Medias ku kërkuan që qeveria të bllokojë projektin për Teatrin Kombëtar, ndërsa bën të qartë se nuk do të tërhiqen e se lufta sapo ka nisur. Shqetësimit të artistëve u është bashkuar edhe Presidenti Meta. Me anë të një njoftimi për shtyp zyra e tij bëri me dije se Presidenti po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik. “Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme. Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”-apelon kreu i shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166