INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta e Rama për McCain: Lajm i hidhur për të gjithë shqiptarët. Kemi ndarë mendime të mëdha

Meta e Rama për McCain: Lajm i hidhur për të gjithë shqiptarët. Kemi ndarë mendime të mëdha

Publikuar më: 10:28 26-08-2018

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mesazh nggushllimi për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan, John McCain. Sipas metës, ai ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj.
‘’Ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është një lajm i hidhur për mua dhe për të gjithë shqiptarët. Sot u largua nga jeta një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe. Ai i shërbeu lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë e veçanërisht në Ballkan. Senatori McCain ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj. Ai u bë një ndër mbështetësit kryesorë të anëtarësimit të Shqipërisë dhe të rajonit tonë në NATO për të cilën të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës. Angazhimi i përkushtuar i njerëzve të tillë si McCain për çështjen e të drejtave dhe të lirive të popujve të shtypur në botë e kanë bërë SHBA-në një vend lider të demokracisë dhe rriti simpatinë e saj në gjithë botën.Sot shqiptarët humbën një mik të veçantë e të pazëvendësueshëm. U prehtë në paqe shpirti i tij!’’ ka thënë Meta.

Edhe kryeministri i vendit Edi Rama ka shprehur mirënjohjen.
Me anë të një statusi në Facebook, Rama shkruan se McCain ishte një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin kemi ndarë mendime të mëdha.
Postimi i Ramës në Facebook:
‘’Senatori John McCain e jetoi jetën si një betejë të pandërprerë për vlerat e mishëruara në qenien e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte dhe një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin kemi bashkëpunuar e ndarë mendme të njëjta. Thank you for all and rest in peace Senator.’’

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881